Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë fshatrat dhe kanë përmbytur rrugët në shtetin jugor indian të Kerala. Sipas videove të postuara në mediat sociale, shihen njerëz duke vrapuar për të shpëtuar nga shirat që përmbytën rrugët dhe shtëpitë.
Kryetari i vendit, Pinarayi Vijayan, u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes, gjithashtu ai tha se janë ngritur mbi 100 kampe për të pastrehët. Kryeministri Narendra Modi, shtoi se autoritetet po punojnë për të shpëtuar të rrezikuarit.
Në vitin 2018, Kerala pësoi përmbytje katastrofike, të cilat shkaktuan 223 viktima.