Është një nga aleatët më të mëdhenj që kaKosova për shumë vite. Por, megjithëse i qëndruan vendit afër në proceset më të rëndësishme, në rastin e nismës për transformimin e FSK-së në Ushtri që pritet të ndodh për pak ditë, Qeveria e kancelares Merkel ka shprehur rezervat e veta. Qeveria gjermane thotë se në asnjë moment nuk e vënë në pikëpyetje të drejtën sovrane të Shtetit të Kosovës për të pasur forcat e saj të armatosura, por konsiderojnë se tash për tash kjo nismë paraqet rrezik për ashpërsimin e tensioneve me Serbinë dhe rrezikon dialogun.
Qeveria e kancelares Angela Merkel mbështet të drejtën e Republikës së Kosovës për të pasur Ushtri, megjithatë thonë që për momentin, nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri tëKosovës paraqet rrezik për ashpërsimin e tensioneve me Serbinë dhe vë nëpikëpyetje të gjithë procesin për normalizimin e raporteve me Serbinë që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Sipas tyre Kosova në këtë kohë duhet të ketë prioritete tjera, siç janë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i sundimit të rendit dhe ligjit.
“Gjermania e njeh Kosovën si shtet sovran. Prandaj, ne nuk e vëmë në pikëpyetje të drejtën sovrane të Kosovës për të themeluar forcat të armatosura të rregullta. Sidoqoftë, transformimi duhet të bëhet përmes kritereve që i përmenda më parë. Gjëja më e rëndësishme është qëprocesi të kryhet në kohën e duhur. Tash për tash, kjo nismë paraqet rrezik për ashpërsimin e tensioneve me Serbinë dhe po e rrezikon dialogun për normalizim,që po udhëhiqet nga BE-ja. Për më tepër, ne besojmë se Kosova ka tjera prioritete në këtë fazë të zhvillimit. Autoritetet do të duhej që ta investoj në tërë energjinë e tyre në promovimin e reformave socio-ekonomike dhe ta fuqizojnë dukshëm sundimin e ligjit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë dhënë për Gazetën Express.
Qeveria e kancelares Merkel ndanë të njëjtat qëndrime të shprehura nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,rreth procesit të krijimit të Ushtrisë, dhe thonë se Ushtria e Kosovës duhet të krijohet në përputhje me Kushtetutën dhe në bashkëpunim të ngushtë me NATO-ndhe aleatët e saj, pa u nxituar.
“Transformimi i FSK-së nuk duhet të bëhet duke u ngutur. Ai duhet të bëhet përmes një procesi gjithëpërfshirës, veçanërisht duke e përfshirë pakicën serbe, të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, sidomos me NATO-n dhe aleatët eNATO-s” është qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë.
Sipas tyre transformimi i FSK-së në Ushtri mund të fuqizojë stabilitetin rajonal dhe të ofrojë siguri vetëm nëse bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe në koordinim të ngushtë me NATO-n
“Sipas qeverisë kosovare, transformimi iFSK-së ka për qëllim që ta fuqizojë stabilitetin rajonal dhe që ta kthejëKosovën nga një konsumuese të sigurisë në ofruese të sigurisë. Nga këndvështrimi ynë, kjo mund të arrihet vetëm duke u kryer në bazë të kriterevetë përmendura më herët”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së kancelares Merkel.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas mbledhjes së mbajtur me Ministrat e Jashtëm të NATO-së, medatë 4 dhe 5 dhjetor, ka thënë se nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri po bëhet në një kohë jo të duhur, dhe sipas tij kjo nismëmund të ketë pasoja të rënda për rrugën euro-atlantike të Republikës së Kosovës.
Stoltenberg për këtë çështje dje ka telefonuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilit ia ka përsëritur të njëjtin qëndrim. Ai gjithashtu ka zhvilluar edhe një bisedë me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të cilit i ka kërkuar që të zbuten tensionet.
Megjithatë edhe përkundër këtyre deklarimeve, faktori politik në vend mbetet i vendosur për të proceduar përpara me Ushtrinënë seancën e 14 dhjetorit, pasi mbështetës shumë i fuqishëm në këtë nismë janëShtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së tij në SHBA, ishte takuar me Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis me të cilin kishtediskutuar për Ushtrinë. Pas kthimit në Kosovë Haradinaj patë deklaruar seKosova ka marrë ‘aminin’ e SHBA-së për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
E këtë e ka konfirmuar edhe dje ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, i cili nismën për krijimin e Ushtrisë së Kosovës e ka quajtur si hap pozitiv.