Dikur vlera e importit nga Serbia, vetëm brenda një dite ka qenë 1.2 milion euro, ndërsa që prej 6 nëntorit, kur është marr vendimi nga Qeveria e Kosovës për rritjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia, importi është vetëm 140 mijë euro.
Që prej marrjes së vendimit për rritjen e tarifës, efekti i saj është se ka rënë vlera e importit për 20 milionë euro.
Nga këto masa, zyrtarë të Doganës së Kosovës thonë se vlera e importit nga Serbia është mjaft e ulët.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se 2 deri 3 mijëeuro kanë qenë rreth 48 dërgesa për import të lëndës së parë.
“Krahasimi në mes të dy periudhave, në mes të nëntorit 2017 dhe të vitit 2018, ku qeveria ka ndërmarrë masat mbrojtëse, tregon që rënia e vlerës së importit prej Serbisë,është 20 milionë euro deri në këtë moment”, ka thënë Stavileci.
Ai ka treguar se importi nga Serbia ka rënë vetëm pas masës 100 për qind.
Zëdhënësi i Doganës ka treguar se më datën 6 nëntor ka filluar aplikimi i masës mbrojtëse prej 10 përqind, e cila ka qenë rreth dy javë, dhe në javën e parë me 10 përqind taksë, ka pasur një vazhdimësi të importit të rregullt, edhe përkundër masës prej 10 për qind, ndërsa në javën e dytë ka pasur një ulje të importit.
“Pas aplikimit të masës së dytë prej 100 për qind, më 21 nëntor, ne kemi vërejtur stagnim total të importit nga Serbia. Nëse dikur brenda një dite janë importuar nga Serbia rreth 1.2 milionë euro produkte, tani kjo ka rënë në disa qindra euro. Për arsye se në këto dy javët e para të aplikimit të masës prej 100 për qind, ne kemi vërejtur që kemi pasur vetëm 140 mijë euro importe prej Serbisë. Kjo është një vlerë shumë minimale. Të gjitha këto importe kanë qenë me vlera shumëtë ulëta, 2 – 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa, të cilat kanë paguar këtëtaksë pasi ka qenë edhe lëndë e parë”, tha Stavileci.
Mirëpo, paskëtij vendimi për mallrat serbe, ka pasur disa produkte ushqimore të kontrabanduara.
“Deri tani gjatë këtyre dy jave kemi pasur kapje të rasteve të kontrabandimit me disa produktesi me vezë, me produkte ushqimore, por sidoqoftë nuk ka qenë në nivelin shqetësues”, theksoi ai.
Ai ndër të tjera ka thënë se pas vendimit të ministrit të MTI-së, rreth 17 kamionë janë kthyer mbrapa, në Serbi, me produkte të cilat kanë pasur mbishkrime “Kosovo iMetohija”.