Një 20 vjeçarit në Prizren i është anuluar leja e vozitësit për të gjitha kategoritë, me 21 pikë negative për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura.
Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë një kontrolli rutinor është gjetur se kundërvajtësit përkundër që i ishte konfiskuar patentë shoferi, i njëjti ka vazhduar të drejtojë mjetin motorik.
“Gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga vozitësi shtetas i Kosovës viti i lindjes 2004. Gjatë verifikimit është gjetë se kundërvajtësi në fjalë edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin në bazë të ligjit 05/L-088 nga neni 55.3, i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë (kundërvajtje) vazhdime ndalesë e përkohshme të cilat nuk i ka përfill kundërvajtësi”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me këtë rast, Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6, si dhe i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë në bazë të nenit 245 paragrafi 7.