Fjalë Kyçe

22 milionë foshnja nuk u vaksinuan kundër fruthit gjatë pandemisë, CDC paralajmëron shpërndarje të sëmundjes

22 milionë foshnja nuk u vaksinuan kundër fruthit gjatë pandemisë, CDC paralajmëron shpërndarje të sëmundjes

Kërcënimi global për fruthin është përkeqësuar pasi 22 milionë foshnja kanë humbur vaksinimet për shkak të pandemisë COVID-19, paralajmëruan nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC).

“Mbi 22 milionë foshnja humbën dozën e tyre të parë të vaksinës së fruthit – 3 milionë më shumë se në 2019 dhe rritja më e madhe vjetore në mbi 20 vjet”, njoftoi CDC.

“Ndërsa rastet e raportuara të fruthit ranë në vitin 2020, provat sugjerojnë se ka të ngjarë të jemi në qetësinë përpara stuhisë, pasi rreziku i shpërthimeve vazhdon të rritet në mbarë botën,” u shpreh Dr. Kate O’Brien, drejtore e Departamentit të Imunizimit, Vaksinave dhe Biologjisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

CDC dhe OBSH gjithashtu kanë paralajmëruar se pandemia ka dëmtuar programet rutinë të vaksinimit të fëmijërisë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne duhet të veprojmë tani për të forcuar sistemet e mbikëqyrjes së sëmundjeve dhe për të mbyllur boshllëqet e imunitetit, përpara se udhëtimet dhe tregtia të kthehen në nivelet para pandemisë, për të parandaluar shpërthimet vdekjeprurëse të fruthit dhe për të zbutur rrezikun e sëmundjeve të tjera të parandalueshme me vaksina.” tha Dr. Kevin Cain, drejtor i imunizimit global i CDC.

CDC vlerëson se programet e vaksinimit të fruthit parandalojnë më shumë se 31 milionë vdekje në vit.

“Ndërsa nuk kemi parë ende një rritje të rasteve, fruthi është thjesht shumë ngjitës. Nëse nuk veprojmë, boshllëqet do të bëhen shpërthime dhe shumë fëmijë do të ekspozohen ndaj një sëmundjeje të parandalueshme, por potencialisht vdekjeprurëse,” tha në një deklaratë Ephrem Tekle Lemango, drejtor i asociuar i UNICEF-it për imunizimin.

Fruthi është një nga viruset më ngjitës të njohur dhe ende vret më shumë se 60,000 njerëz në vit, kryesisht fëmijë të vegjël. Por vdisnin më shumë se një milion në vit deri në vitin 2000.