Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 29 aksidente në trafikun rrugor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e këtyre aksidenteve 16 persona mbeten të lënduar.
Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 912 tiketa të trafikut.
Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 19 persona, 16 nga ta janë në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, e 2 janë në vuajtje të dënimit.