Fjalë Kyçe

Haradinaj: Tensione do të ketë derisa Serbia ta njoh Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres i cili në një raport të rregullt për Kosovën ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit shkaku i taksës.

Haradinaj, ka thënë se Kosova është shkëputur nga UNMIK-u, dhe se deklaratat e Guterres nuk janë reflektim i të vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë tensione derisa kjo e fundit nuk e njeh Kosovën si shtet.

‘Ne kemi shkëputur komunikimin me UNMIK-u. Nuk është reflektim i të vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa s’ka njohje është normale, ka tensione”, ka deklaruar Haradinaj.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë vizitës që i bëri një fabrike vendore./Gazeta Alo/