Gjykata Themelorë në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit serb për krime lufte në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe të dyshuarit Z.K, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të nacionalitetit serb me inicialet Z.K, pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, si dhe të dyshuarit Z.K, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”.
Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.