Rreth 30 mijë pushues nga Kosova kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.
Por kthimi i tyre në Kosovë ka krijuar fluks të madh të automjeteve dhe trafik në rrugën e Kombit, por edhe në hyrje të qytetit të Kukësit, deri në doganën e Morinës.
Patrullat e përbashkëta policore të Kosovës dhe Shqipërisë kanë marrë masa për të lehtësuar trafikun dhe të orientojnë automjetet.