Fjalë Kyçe

30 mijë kosovarë pushuan në bregdetin shqiptar në fundjavë

30 mijë kosovarë pushuan në bregdetin shqiptar në fundjavë

Rreth 30 mijë pushues nga Kosova kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.

Por kthimi i tyre në Kosovë ka krijuar fluks të madh të automjeteve dhe trafik në rrugën e Kombit, por edhe në hyrje të qytetit të Kukësit, deri në doganën e Morinës.

Patrullat e përbashkëta policore të Kosovës dhe Shqipërisë kanë marrë masa për të lehtësuar trafikun dhe të orientojnë automjetet.