Është bërë nënshkrimi i kontratës “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate është ditë feste për Kosovën, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, nga sot po shënohet fillimi i aftësimit të rrjetit hekurudhor funksional kualitativ, i cili do të përmbyllet në tërësi në pranverën e vitit 2021.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova paraqet një nyjë të rëndësishme në rrjetin ndërlidhës hekurudhor në Ballkanin Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian.
Postimi i tij i plotë:
Kosova paraqet një nyjë të rëndësishme në rrjetin ndërlidhës hekurudhor në Ballkanin Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian. Modernizimi i infrastrukturës hekurudhore, që lidhë ekonomitë e rajonit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, ka rëndësi strategjike për vendin. Nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit, është një ditë feste për Kosovën. Nga sot po shënojmë fillimin e aftësimit të rrjetit hekurudhor funksional kualitativ, i cili do të përmbyllet në tërësi në pranverën e vitit 2021./Gazeta Alo/