Fjalë Kyçe

Kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi nuk shkon për diskutim në Komisionin Parlamentar, ky është arsyetimi

Kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi nuk shkon për diskutim në Komisionin Parlamentar, ky është arsyetimi

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka anuluar sot raportimin e tij në Komisionin Për Legjislacion, ku është thirrur që të jap sqarime për një letër që menaxhmenti i Telekomit ua ka dërguar të gjithë punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
Derisa ai gjatë ditës së djeshme kishte konfirmuar pjesëmarrjen, kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu tha se sot ai e ka anuluar atë pa asnjë arsye.
Ndërsa, në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësi për media i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli tha se për shkak të një urgjence zyrtare Istrefi ka anuluar pjesëmarrjen.
“Në lidhje me takimin e përcaktuar më parë të Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, me keqardhje ju njoftoj se z.Istrefi, për arsye të një urgjence zyrtare, nuk ka mundësi që të jetë i pranishëm në takimin e planifikuar për sot. Për më tepër, Telekomi mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ka ndërmarrë aktivitete që parashihen duke adaptuar politika të kompanisë konform rregullativave përkatëse dhe me qëllimin më të mirë të ngritjes së moralit, motivimit dhe të drejtave të çdo punonjësi pa asnjë dallim”, thuhet në arsyetimin e Telekomit dërguar Komisionit për Legjislacion,
KALLXO.com po ashtu ka siguruar edhe letrën zyrtare dërguar dje Komisionit, ku Istrefi kishte pranuar që të jetë prezent sot. Po ashtu në të ai ka dhënë edhe sqarime për letrën dërguar punëtorëve.
“Në cilësinë e Kryeshefit Menaxhues të Telekomit të Kosovës Sh.A me respekt u konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhjen e datës 02.04.2019 dhe u paraqes këtë memorandum sqarues në lidhje me temën e diskutimit. Sikurse jeni në dijeni, me datën 15 mars 2019, Menaxhmenti I Telekomit ka dërguar një kërkese dhe rikujtim publik për të gjithë të punësuarit e Telekomit, përmes së cilës u kërkon të punësuarëve të mbrojnë interesin e Telekomit të Kosovës dhe të përmbahen nga veprime, të cilat janë në kundërshtim me detyrimet e të punësuarëve sipas ligjit në fuqi”, thuhet në letër.
Tutje në të thuhet se mediat e kanë keqinterpretuar përmbajtjen e letrës.

“Përderisa objekti dhe përmbajtja e letrës mund të jetë keqinterpretuar qëllimshëm nga media, letra i inkurajon të gjithë të punësuarit të raportojnë të gjitha paligjshmëritë në Telekom, duke përfshirë menaxhmentin, policinë, prokurorinë dhe mediat dhe rikujton të punësuarit së është e kundërligjshme që të dhënat e ndjeshme dhe konfidenciale të Telekomit t’i ndajnë me palët e treta”, thuhet në letër.
Sipas kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi shpërndarja e këtyre informacioneve është bërë vetëm për interesa të palëve të treta në dëm të interesave ligjore të Telekomit dhe nuk kanë pasur asgjë të bëjnë me asnjë veprim më interes publik e sipas tij aq më pak me veprime të kundërligjshme brenda Telekomit.

Kjo është letra e plotë:

Istrefi ishte ftuar sot në Komisionin për Legjislacion që të diskutoj në lidhje me letrën që ai ia ka dërguar punëtorëve të Telekomit, që të mos shpërndajnë informacione palëve të treta, por gjatë ditës së sotme e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë komisioni.

Kjo letër nga anëtarët e komisionit u cilësua si shkelje të Ligjit për Sinjalizuesit.