Një aktivist britanik për mbrojtjen e mjedisit është gjetur i djegur për vdekje pranë një hoteli ku po qëndronte në Amazonë.
Mbetjet e Paul McAuley, 71-vjeçar, u zbuluan të martën nga studentët në qytetin e Perusë. Gjashtë persona që ndodheshin në hotsel janë marrë në pyetje nga policia.
Vdekja e z. McAuley ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, derisa një student e ka përshkruar gjetjen e trupit si “një skenë e dhimbshme”.
Ai u tha mediave lokale: “Ne e vërejtëm trupin kur ishim duke ecur. Ne duam të dimë më shumë për këtë krim, sepse ai që është marrë kaq shumë vite me ne dhe na ka dhënë gjithçka, është vrarë pa mëshirë. Dje ne biseduam së bashku me të dhe ja sot po shohim këtë skenë të dhimbshme”.
McAuley, një misionar katolik, lindi në Portsmouth dhe kishte jetuar në Amazonë për më shumë se 20 vjet. Ai luftoi pa u lodhur për të mbrojtur fiset e Perusë në betejën e tyre kundër kompanive të naftës dhe gazit që pushtuan xhunglën e Amazonës. Ata që e njihnin z. McAuley shprehën keqardhje për vrasjen e tij.
Julia Urrunaga, e cila punon për Agjencinë e Hulumtimit të Mjedisit në Peru, tha në një postim në Tweeter: “Ka qenë një privilegj të takohesh dhe të punosh me vëllanë Pal”.
Agjencia e Hetimeve Mjedisore gjithashtu falënderoi aktivistin i cili “luftoi në mënyrë paqësore për të drejtat e indigjenëve dhe pyjet në Peru”.
Ata shtuan: “Vdekja e tij duhet të hetohet. Prehu në paqe, vëlla Pal, ne do ta vazhdojmë luftën “.
Puna e z. McAuley, i cili ngriti një shkollë në komunitetin e varfër në Lima, bëri që ai të shprblehet me urdhërin mbretëror MBE (Member of the British Empire).
Megjithatë, në vitin 2010, ai u akuzua për nxitje të trazirave të banorëve indigjenë për të protestuar kundër shkatërrimit të mjedisit dhe qeveria peruane urdhëroi dëbimin e tij.
Qindra banorë vendas më pas demonstruan në mbështetje të tij dhe pas një beteje të gjatë gjyqësore, ai fitoi të drejtën për të qëndruar./Gazeta Alo/