Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar që pas tri jave grevë mësimi do të fillojë të hënën.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me SBASHK-un janë dakorduar që mësimi të fillojë të hënën, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!/Gazeta Alo/