Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin e sotëm më përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve ka thënë se që nesër në mbledhjen e Qeverisë do të kërkojë që të ndahet buxhet për 24 shoqatat që merren me personat e pagjetur në Kosovë.
Haradinaj, ka thënë se shpreson që një ditë do të arrihet një marrëveshje me Serbinë dhe se sipas tij kjo marrëveshje duhet të jetë e njohjes reciproke dhe duhet të ndodhë një pajtim , shkruan Gazeta Alo.
Kreu i ekzekutivit shtoi se është një numër i madh i të pagjeturve në Kosovës, andaj sipas tij, pa e shtrirë dorën e pajtimit për të pagjeturit, pajtimi është i zorshëm.
“Pa e shtri dorën e pajtimit për të pagjeturit edhe pajtimi është i zorshëm. E dëshirojmë para dialogut të trajtojmë edhe këtë temë. Është një numër i madh i të pagjeturve, prej të cilëve serb janë 444, ashtu figuron të paktën e kemi këtë numër, disa para lufte disa pas lufte. Kjo është një plagë për neve. Ka disa zona që janë më të prekura, i dini edhe ju”, ka thënë Haradinaj.
I pari i ekzekutivit ka thënë se do t’i kërkojë edhe Delegacionit të Dialogut, që të kenë bashkëpunim me këto shoqata, në mënyrë që sipas tij, kjo temë të ngritet edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në këtë takim ne kishim mundur me i bisedu disa tema. Pozicioni ligjor i të pagjeturve, çka kanë mbetur dhe si mund të trajtohen, ti quajmë privilegjet edhe pse s’janë privilegje./Gazeta Alo/