Fjalë Kyçe

“Kyçja e temës për Trepçën në dialog qon në destabilizim”

“Kyçja e temës për Trepçën në dialog qon në destabilizim”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar deklaratën e zëdhënëses Maja Kocijanciq e cila sot ka thënë se çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Haradinaj, ka thënë se kyçja e kësaj teme qon kah destabilizimi , shkruan Gazeta Alo.

“Kyçja e kësaj teme në dialog qon kah destabilizimi. Kosova i ka kryer vet punët e shtëpisë sa i përket Trepçës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ak thënë se ky ligji për Trepçën është i Kosovës, dhe kjo nuk ka se çka të komentohet.

“Ligji mbi Trepçën është i Kosovës, dhe statuti buron nga ligji, është rast i paprecedan kur dikush e komenton këtë”, ka thënë kryeministri Haradinaj./Gazeta Alo/

 

 

Lajme të tjera