Derisa po bëhet një presion i shtuar për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, bizneset po tregohen të papërgjegjshme dhe nuk po i përmbahen vendimit të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Po ashtu, po bëjnë shkelje edhe me rastin e vendosjes së flamujve pranë produkteve nëpër raftet e dyqaneve.
Ato po shënojnë barkode të ndryshme nga vendi i origjinës së produkteve, derisa marketet po vendosin flamuj të tjerë edhe te produktet e Serbisë.
Pjesë e kësaj skeme mashtrimi është bërë edhe kompania e njohur Coca Cola.
Një qytetar ka dërguar disa fotografi në emailin e Gazetës Alo, ku shihet së në markete po vazhdojnë të shiten produkte me origjinë nga Serbia, mirëpo me barkod të një vendi tjetër siç është në këtë rast barkodi i Belgjikës 544.
Në fotografi shihet se në kanaqen e ‘Coca Colas’, shkruan, Vendi i origjinës: Republika e Serbisë, Importues për Kosovë, derisa barkodi në këtë kanaqe është 544.
Madje, edhe flamuri që i është vendosur afër është flamuri i shtetit të Belgjikës./Gazeta Alo/