Kuvendi i Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është vendosur që të shtyhet seanca e jashtëzakonshme e planifikuar të mbahet të mërkurën, më 6 mars.
“Për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UÇK-së, më datë 5, 6 dhe 7 mars, deputeti Sami Kurteshi, në emër të deputetëve nënshkrues, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme ‘lidhur me bllokimin e KQZ-së nga Presidenti’, e paraparë të mbahet të mërkurën, më 6 mars, në orën 10:00”, thuhet në njoftim.
Kështu, siç thuhet tutje, është kërkuar që seanca të mbahet më 13 mars 2019, nga ora 10:00./Gazeta Alo/