Deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të enjten.
41 deputetët nënshkrues të kësaj seance kanë kërkuar mbajtjen e debatit parlamentar lidhur me zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.
Për mbajtjen e kësaj seance do të vendosë Kryesia e Kuvendit, e cila do të mblidhet nesër, në orën 10:00.