Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën si mbështetje për zhvillim ekonomik, energji dhe sundim të ligjit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Fcebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj ka mbajtur një takim me delegacionin e MCC nga Uashingtoni, Karen Sessions dhe Jonathan Brook, të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Shumë inkurajues vlerësimi i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin substancial të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Kjo është përkthyer me besimin e MCC-së që Kosova të tërheqë mjete nga programet Threshold dhe Kompakt. Dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën nga ShBA si mbështetje në zhvillim ekonomik, energji dhe sundim të ligjit. Delegacionin e MCC nga Uashington, Karen Sessions dhe Jonathan Brooks, i falënderova për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës./Gazeta Alo/