Fjalë Kyçe

43 vjeçari i shëruar rrëfen tmerrin në spital: Pacienti që kisha pranë vdiq teksa…

43 vjeçari i shëruar rrëfen tmerrin në spital: Pacienti që kisha pranë vdiq teksa…

Një i mbijetuar nga koronavirusi ka përshkruar dy orë shqetësuese në të cilat një pacient tjetër lutej dhe bërtiste për të parë familjen e tij, përpara se të ndërronte jetë.

Craig Farley-Jones tha se po e tregonte këtë histori, për të inkurajuar njerëzit që të marrin seriozisht masat dhe të qëndrojnë në shtëpi.

43 vjeçari, tregoi skenën e tmerrshme që pa teksa ndodhej në spital. Craig foli në lidhje me tmerret që pacientët e infektuar po kalonin.
Ai vetë kaloi 6 ditë në spital, për të luftuar virusin dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të gjithë në repart dukeshin në prag të vdekjes. Të gjithë, përveç personit ngjitur me shtratin tim, i cili ishte mbi të 60-tat. Edhe pse merrte frymë artificialisht, ai duket i qetë. Por, kjo qetësi u zhduk në orët e tij të fundit të jetës. Situata u përkeqësua, 60 vjeçari filloi të lëshonte britma, të lutej për të parë për herë të fundit familjen e tij. Ai e ndjente që ato ishin orët e tij të fundit dhe lutej si një fëmijë, kërkonte të dashurit e tij mes lotësh. Por, fatkeqësisht, kjo ishte e pamundur dhe ai u largua nga jeta pa thënë lamtumirë dhe pa u treguar për herë të fundit familjarëve të tij sesa shumë i donte. Prandaj njerëz, iu lutem, kujdesuni për veten dhe për të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi dhe mos mendoni se jeni imunë ndaj këtij virusi”, ka thënë Craig Farley-Jones.