Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komuna të Prishtinës nga sot i është shtuar edhe një asambleiste.
Bëhet fjalë për asambleisten e Lëvizjes për Bashkim, Bukurije Canolli-Ahmeti, shkruan Gazeta Alo.
Lajmin për aderimin e saj e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Nga sot, asambleistja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, Bukurije Canolli-Ahmeti, do t’i bashkohet rrugëtimit të grupit të asambleistëve të AAK-së në kryeqytet, që së bashku ta fuqizojnë zërin e qytetarëve dhe të kontribuojnë për një qeverisje më të mirë komunale./Gazeta Alo/