Fjalë Kyçe

Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka lajmëruar se një nga truprojet kryesore të mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, është vrarë në një mosmarrëveshje personale.

Shumë njerëz shprehën ngushëllime në rrjetet sociale për truprojën Abdulaziz al-Fagham. Shumë prej ngushëllimeve ishin të shoqëruara me fotografitë e tij kur ishte duke punuar. Në njërën prej fotografive shihej truproja e ndjerë duke e ndihmuar mbretin për t’i lidhur lidhëset e këpucëve.

Nuk dihen rrethanat e këtij incidenti.

Disa orë më vonë, agjencia shtetërore e lajmeve tha se një mik i truprojës e ka qëlluar atë me armë zjarri dhe e ka vrarë, ndërsa një shtetas tjetër saudit dhe një punëtor filipinas janë plagosur.

Sulmuesi më pas u përball me të shtënat e forcave të sigurisë, të cilat e vranë atë, ndërsa pesë pjesëtarë të policisë mbetën të plagosur.

Krimet me armë janë të rralla në Arabinë Saudite, sepse vrasësit dhe trafikuesit e drogës dënohen me ekzekutim sipas ligjit të rreptë islam, shkruan “The Guardian”.