Për emërimin e Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA), ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Kosnett, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, ka shkruar se është i dëshpëruar me vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për emërimin e Shalës, në këtë pozitë shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, deputetët me këtë rast treguan se më shumë e vlerësojnë nepotizmin.
Postimi Ii tij:
“Thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Philip Konsett në faqen e tij zyrtare në Twitter./Gazeta Alo/