Fjalë Kyçe

Kryeministri e pranon se ka ngecje në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Kryeministri e pranon se ka ngecje në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në akademinë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Izbicës, ka thënë se edhe sot e asaj dite e drejta për viktimat në Kosovë nuk është vendos.

Sipas tij, edhe kjo ditë e sotme është një prej atyre ditëve të dhimbshme, dhe ëpr fat të keq ka shumë kësi ditë, shkruan Gazeta Alo.

“Edhe kjo ditë e sotme është një prej atyre ditëve të dhimbshme, dhe për fat të keq kemi shumë kësi ditë dhe nuk është e vetmja. Në këtë masakër është vrarë edhe fëmija pa i mbushur një vit. Të gjithë kanë qenë qytetarë civil të pambrojtur’, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, nuk ka lënë pa përmendur edhe ngecjet që po ndodhin për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Një barrë të madhe po ashtu e ka edhe Drenica. Ajo që po ashtu neve na bën me bashkëndje me familjarët është edhe një ngecje një punë e ngadalshme e zbardhjes së të pagjeturve dhe e mos vendosjes para drejtësisë së këtyre autorëve të krimeve dhe masakrave. Pse e thash këtë sepse besoni prej çdo perspektive e drejta për viktimat e Kosovës nuk është vendos, është njëfarë neglizhence prej disa faktorëve”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Mirëpo, ka pranuar se si institucione janë duke avancuar në përpilimin e një baze ligjore për martirët, invalidët , veteranët e po ashtu edhe për familjet e tyre.

“Duke dashur mos me  mbet duke u anku e kemi një dakordim institucional që të avancojmë bazën ligjore për martirët, por edhe të veteranëve të invalidëve dhe familjeve. Por edhe kjo nuk e zëvendëson jo vetëm dhimbjen por edhe atë se Kosova kërkon drejtësi”, ka pohuar Haradinaj./Gazeta Alo/