Fjalë Kyçe

5 orë ballë për ballë, mbyllet takimi Ukrainë-Rusi

5 orë ballë për ballë, mbyllet takimi Ukrainë-Rusi

Pas më shumë se 5 orëve, është mbyllur takimi mes delegacionit të Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës.

Mediat ruse shkruajnë se palët janë larguar në drejtim të kryeqyteteve të tyre për konsultime, ndërsa më pas pritet të ketë edhe një raund të dytë negociatash.

Pak minuta më herët nga mbyllja e bisedimeve, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin francez, Macron.

Mësohet se Putin është shprehur se marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe kur ky vend të ketë një status neutral. Gjithashtu, një tjetër kusht i Putin është njohja ndërkombëtare e Krimesë si territor rus. Nga ana tjetër “Elysee” deklaron se Macron i kërkoi presidentit rus të ndalojë të gjitha operacionet dhe sulmet kundër civilëve, të ruajë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore. “Putin konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar ndaj këtyre kërkesave”, shkruhet në deklaratën e presidencës franceze.