Fjalë Kyçe

5-vjeçarja shpëton mrekullisht motrën 7-muajshe, por e tmerrshme çfarë ndodh pastaj

5-vjeçarja shpëton mrekullisht motrën 7-muajshe, por e tmerrshme çfarë ndodh pastaj

Një foto prekëse tregon një 5-vjeçare duke mbajtur motrën e saj 7-muajshe nga bluza nën rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Siri.

Foshnja ka ngecur në rrënoja e varur nga bluza, ndërsa motra e saj e madhe e kap nga veshja për ta shpëtuar nga rënia.

Babai i tmerruar i vajzave shihet duke ulëritur ndërsa afrohet për të shpëtuar vogëlushet nga rrënojat e ndërtesës në Ariha, Idlib pas bombardimeve qeveritare në qytet të mërkurën.

Gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha, para se të ndalonte për t’i ndihmuar ata.

Por momente më vonë ndërtesa u rrëzua duke plagosur akoma më shumë vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe.

Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat u dërguan në një spital në Idlib.

Por Riham vdiq nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të mjekëve.

Babai i tyre është identifikuar si Amjad al-Abdullah, nga Ariha. Ndërsa bashkëshortja e tij, Asmaa Naqouhl, u vra gjatë bombardimeve.

Të mërkurën, 20 civilë, përfshirë pesë fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore në të paktën tri zona të krahinës.

Sulmet ajrore ruse vranë 10 persona të së njëjtës familje, përfshirë tre fëmijë, në Khan-Sheikun.