Policia në Zelandën e Re ka njoftuar se numri i të vrarëve në masakrën në Christchurch ka shkuar në 50.
Një tjetër trup është gjetur në një nga skenat e krimit. Ndërkohë 36 persona ndodhen në spital, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Siguria në të gjitha xhamitë përreth thuhet të jetë rritur. Brenton Tarrant, 28 vjeç, hapi zjarr mëngjesin e së shtunës. Ai tha se ishte inspiruar nga ideologjitë e krahut të djathtë.