Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një 50-vjeçar ka mbajtur në dollap trupin e nënës së tij për dy vite me radhë, në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj çdo muaj.
Qëllimi i tij ishte i qartë, që të vazhdonte t’i merrte pensionin gruas së moshuar, rreth 1700 euro në muaj.
Trupi i të moshuarës u gjet në dollapin e dhomës së gjumit. 50-vjeçari i cili shoqëroi hetuesit shpjegoi se e kishte mbështjellë të ëmën, disa ditë pas vdekjes së saj, me qese plastike.
Prokurori urdhëroi autopsi për kufomën e gruas së vjetër. Apartamenti i tij, nga ana tjetër, përfundoi nën sekuestro, si dhe llogaritë rrjedhëse të djalit 50-vjeçarit./tch