Fjalë Kyçe

​Qelizat e zemrës ndryshojnë në hapësirë, por çfarë ndodh kur kthehen në Tokë?

​Qelizat e zemrës ndryshojnë në hapësirë, por çfarë ndodh kur kthehen në Tokë?

Ideja e fluturimit në hapësirë ​​mund të ndikojë që zemra të ndalojë së rrahuri për një moment, por udhëtimi përtej Tokës mund të ndryshojë qelizat e organit me të vërtetë.

Qëndrimet e zgjatura në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe gjasat që njerëzit të kalojnë periudha më të gjata në hapësirë, janë në rritje, andaj ekziston nevoja për të kuptuar më mirë efektet e mikro-gravitetit në funksionin kardiak.Një hulumtim i ri sugjeron që qelizat e muskujve të zemrës kanë aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me mjedisin e tyre gjatë dhe pas fluturimit në hapësirë.Shkencëtarët ekzaminuan funksionin kardiak të astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku kishin qëndruar për pesë javë e gjysmë. Ata zbuluan se ekspozimi ndaj mikro-gravitetit ndryshoi ‘sjelljen’ e mijëra gjeneve, por ato u rikthyen në normalitet 10 ditë pas kthimit në Tokë, transmeton KosovaPress. “Studimi ynë është i ri, pasi është i pari që përdor qelizat burimore nga njerëzimi për të studiuar efektet e fluturimit hapësinor në funksionin e zemrës së njeriut”, thotë autori kryesor i studimit, Joseph Wu, nga Universiteti i Shkollës së Medicinës Stanford.

“Mikro-graviteti është një mjedis që nuk është kuptuar shumë mirë, për sa i përket efektit të tij të përgjithshëm në trupin e njeriut, dhe studime si ky mund të ndihmojnë të hedhim dritë mbi mënyrën se si qelizat e trupit sillen në hapësirë, veçanërisht kur të fillojnë misionet e gjata hapësinore në Hënë dhe Mars”, shton ai.Deri më tani, shumica e studimeve mbi mënyrën sesi zemra reagon ndaj gravitetit janë kryer qoftë në modele jo njerëzore, qoftë në nivel indesh, organesh.Qelizat e zemrës u vendosën brenda Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për pesë javë e gjysmë para se të ktheheshin në Tokë për analiza. Kur u kthyen në planet, qelizat treguan strukturë dhe morfologji normale.

Sidoqoftë, ato u përshtatën duke modifikuar modelin e rrahjes dhe modelet e riciklimit të kalciumit.Rezultatet treguan se 2,635 gjene kishin ndryshuar ‘sjelle’ ndërmjet mostrave të fluturimit, pas fluturimit dhe kontrollit tokësor.

“Ne jemi të befasuar se sa shpejt qelizat e muskujve të zemrës së njeriut janë në gjendje të përshtaten me mjedisin në të cilin janë vendosur, përfshirë mikro-gravitetin. Këto studime mund të japin një pasqyrë të mekanizmave qelizorë nga të cilat mund të përfitojnë astronautët nga aspekti shëndetësor gjatë fluturimeve të gjata në hapësirë,” tha Jospeh Wu.