Fjalë Kyçe

Biblioteka “Hivzi Sylejmani” mbushet me 1426 libra të rinj

Biblioteka “Hivzi Sylejmani” mbushet me 1426 libra të rinj

Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë i janë shtuar edhe 1 mijë e 426 libra të rinj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

“Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” i u shtuan edhe 1426 tituj të ndryshëm të cilat prej kohe ishin të kërkuara nga lexuesit e këtij institucioni. 📚 Në listën e shfrytëzuesëve të rregullt përpos qytetarëve ka edhe një numër te madh studentësh, kërkesat e të cilëve janë mirëpritur nga menaxhmenti i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”. Prej literaturës angleze dhe asaj franceze e deri tek përrallat për më të vegjëlit, tirazhi për Bibliotekën ”Hivzi Sylejmani” po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë “- ka shkruar kreu i Komunës së Prishtinës përcjellë Klan Kosova.