Fjalë Kyçe

“Ajo që mbetet kur Ikim”, poezi nga Sibel Halimi

“Ajo që mbetet kur Ikim”, poezi nga Sibel Halimi

“Ajo që mbetet kur Ikim”, poezi nga Sibel Halimi

Qaforja që ma dhuroi mikja
s’ndriste si zakonshisht
ishte gur i prerë në katër pjesë,
si fjalët që na ngelen në fyt
kur zgjedhim të mos heshtim më.

E hoqi me një lëvizje të qetë,
si piktorja që heq vështrimin
nga kanavaca që e njeh nga brenda.

Në gishtat e saj s’kishte as mëdyshje,
as mëshirë
vetëm akti i pastër i krijimit,
t’i japësh tjetrit atë çfarë
ke mbajtur gjatë,
jo për t’u zbukuruar,
por për t’u kuptuar.

Folëm pak,
fjalë të thurura me fije të shkurtra
të një peizazhi që veç ne e shihnim
ku trupat janë galeri të hapura,
e historia e ndaluar
frymon në gjeste të vogla.

Kur iku,
ajo la pas një hijeshi
që s’kërkonte leje,
një liri që s’kishte nevojë
të shpjegohej.
Qaforja mbeti,
jo si stoli,
por si një vepër arti konceptual
i përkohshëm,
i papërsëritshëm,
i lindur nga duar që s’druhen
të krijojnë

Dhe unë e mbajta,
siç mbahet një ide që vjen
me ngulm,
që s’mund ta hedhësh tutje,
sepse është edhe e jotja.