Fjalë Kyçe

Hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Është hapur sot Panairi i Librit në Prishtinë.

Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri” vjen edicioni i 25-të i Panairit të librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00, ndërsa do të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.

Në Panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 25-të të librit janë:

100-vjetori i lindjes së Martin Camajt

150-vjetori i lindjes së Faik Konicës

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës

400-vjetori i lindjes së Pjetër Bogdanit

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 30000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të ketë të ftuar specialë, shkrimtarë nga Franca, etj.