Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Richter ka lëkundur tokën në Hamallaj të Durrësit pak më parë.
Nga të dhënat paraprake, tërmeti kishte një thellësi prej 29 kilometrash duke bërë që të mos ndjehet i fuqishëm në sipërfaqe, ndërsa lëkundjet e tokës i kanë kujtuar banorëve tmerrin e 26 nëntorit.
Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Durrësit, Kavajës, Krujës dhe lehtë në Tiranë.
Që pas tërmetit 6.4 ballë të 26 nëntorit që solli 51 viktima dhe qindra të lënduar, lëkundjet e tërmetit kanë qenë të vazhdueshme por jo të forta.