Fjalë Kyçe

Mjaft u dhatë pije të gazuara fëmijëve, nuk e keni idenë se çfarë dëme po u shkaktoni

Mjaft u dhatë pije të gazuara fëmijëve, nuk e keni idenë se çfarë dëme po u shkaktoni

Të tej mbushura me sheqer dhe substanca kimike me zero vlera ushqyese, pijet e gazuara janë një ndër ushqimet që duhet të hiqni dorë me patjetër, sidomos fëmijët.

Gjenden pothuajse në çdo tryezë dhe market. U bëhet një reklamim i gjerë në media çka tërheq gjithmonë e më shumë konsumatorë të tyre.

 Por a jeni me të vërtetë të ndërgjegjshëm se cilët janë efektet e tyre në organizëm?

Të tejmbushura me sheqer dhe substanca kimike me zero vlera ushqyese, pijet e gazuara janë një ndër ushqimet që duhet të hiqni dorë me patjetër, sidomos fëmijët.

Studime të ndryshme kanë vërtetuar se këto pije kanë efekte shumë të dëmshme për shëndetin e tyre. Ja cilat janë disa ngaarsyet përse të vegjlit nuk duhet t’i pinë ato:

• Nuk kanë asnjë vlerë ushqyese : Pijet e gazuara nuk sigurojnë ndonjë lëndë ushqyese të nevojshme për trupin. Ato sigurojnë vetëm disa kalori boshe, të cila shuajnë oreksin.

 Duke konsumuar pije të gazuara, fëmijët kanë më pak oreks për të ngrënë ushqime të tjera të shëndetshme, të pasura me vitamina, minerale, kalcium, magnez etj, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

• Dobësojnë kockat e fëmijëve : Pijet e gazuara dëmtojnë kockat e fëmijës pasi ato tresin kalciumin, i cili është shumë i nevojshëm për zhvillimin dhe rritjen e kockave. Këto pije janë të pasur me fosfor, i cili pengon kalimin e kalciumit në kocka.

• Mund të çojnë në zhvillimin e diabetit që në fëmijëri : Ëmbëlsuesit artificialë të këtyre pijeve mund të shkaktojnë intolerancë të glukozës që mund të jetë një shenjë e hershme e sindromës metabolike dhe diabetit të tipit 2. Më i frikshëm është fakti se, edhe nëse e reduktojnë konsumimin e këtyre pijeve, rreziku nuk ulet. Një kanaçe me pije të gazuar në ditë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me22%. /Living.al/