Komuna e Podujevës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 20 raste pozitive me COVID-19.
“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë̈ Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi 20 raste pozitive”.
Sipas njoftimit, rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: Podujevë, Bellopojë, Bradash, Dobërdol, Gërdoc, Llapashticë e Epërme, Llapashticë e Poshtme, Llugë, Lupç i Epërm, Lupç i Poshtëm, Revuç, Sekiraçë, Shakovicë, Katunishtë.
Aktualisht në Komunën e Podujevës janë 183 raste aktive me COVID-19 dhe 205 të shëruar.