Fjalë Kyçe

Haradinaj: As unë, as Thaçi s’jemi zëdhënës të Amerikës

Haradinaj: As unë, as Thaçi s’jemi zëdhënës të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka thënë se në takimin që kishin me ekipin negociator është diskutuar për platformën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, ky dokument buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Kemi një dakordim për platformën për dialogun, tani procedurat tjera janë vet një konfirmim nga delegacioni shtetëror në mënyrë që të mund t’i kalojë edhe parlamentit. Mendoj se platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova. Buron nga kushtetuta, e mbron kushtetutën, çdo etapë i obligohet kushteueshmërisë. Unë i dhashë përkrahjen platformës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas, tij edhe nëse partitë opozitare LDK-ja dhe VV-ja nuk marrin pjesë në delegacion, ata mund të japin kontributin e tyre.

I pyetur se gjatë takimit a është diskutuar edhe për taksën, Haradinaj ka thënë se nuk është biseduar.

“Nuk patëm rast me bisedu për taksën. Nuk mbërrina me diskutu për këtë temë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se nuk dëshiron që në këto takime të përzihen temat.

“Nuk i kisha përzi temat. Amerika flet vet, as presidenti as un s’jem zëdhënës të Amerikës, flasin vet dhe i shpjegojnë gjanat”, ka thënë ai./Gazeta Alo/