Fjalë Kyçe

Beteja me COVID-19 do të zgjasë deri më 2023, paralajmëron virologu gjerman

Beteja me COVID-19 do të zgjasë deri më 2023, paralajmëron virologu gjerman

Një virolog gjerman ka paralajmëruar se njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me koronavirusin edhe për tri vjet tjera.

Profesori Hendrik Streeck ka thënë se qytetarët do të dëgjojnë shpesh për shtim rastesh në pjesë të ndryshme të shteteve të tyre, deri në vitin 2023.

“Do të jemi duke luftuar me Covid-19 edhe në vitin 2023. Njerëzit duhet të mësohen me këtë”, tha virologu gjerman për “Daily Record”.

“Virusi nuk do të zhduket, është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do të jetë me ne edhe për 3 vjet tjerë dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për të bashkëjetuar me të. Por, është shumë e rëndësishme që të ndalojmë tubimet e mëdha që krijojnë vatra infeksioni”, deklaroi Streeck.

Shkencëtari ka thënë se vaksina mund të zbulohet, por ka dyshime mbi shpejtësinë e efikasitetit të saj: “Vaksina mund të jetë zgjidhja, por nuk e dimë ende”, ka deklaruar ai.