Rastin për vrasjen e të riut 27 vjeçar në Prishtinë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se i riu është plagosur derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Alo.
“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës :
A. J. , mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./Gazeta Alo/