Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetën gjermane ka thënë se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë.
Haradinaj, ka deklaruar se hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin, shkruan Gazeta Alo.
I pari i ekzekutivit në këtë intervistë ka përmednur edhe liberalizimin e vizave duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj.
Postimi i tij i plotë:
Në një intervistë dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, ndër të tjerash kam theksuar se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit. Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndetë zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon./Gazeta Alo/