Fjalë Kyçe

Shala propozon ndalimin e eksportit të masës drurore si lëndë e pa përpunuar nga Kosova

Shala propozon ndalimin e eksportit të masës drurore si lëndë e pa përpunuar nga Kosova

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që të bëhet ndalimi i eksportimit të masës drurore si lëndë e pa përpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, për arsye të dëmtimit në sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Shala ka thënë se kjo gjë iu mundëson pëprunuesve të drurit furnizim më të qëndrueshëm dhe më të lirë me lëndë të parë, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Ndalimi i eksportit të masës drurore

Në vazhdën e mbrojtjes së prodhuesve vendor, sot i kam propozuar Qeverisë së Republikës së Kosovës që të bëhet ndalimi i eksportimit të masës durore si lëndë e pa përpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, për arsye të dëmtimit në sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë.

Masa për ndalimin përkohësisht të eksportit të masës drurore është bërë për shkak se është duke e dëmtuar rëndë sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë.

Gjithashtu lejimi i këtij aktiviteti po i rritë prerjet ilegale në Kosovë qoftë për masë drurore teknike edhe për masën drurore- dru zjarri. Prandaj, propozimi për pezullimin e përkohshëm të eksportit të masës drurore iu mundëson përpunuesve të drurit furnizim më të qëndrueshëm dhe më të lirë me lëndë të parë./Gazeta Alo/