Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se ka disa ditë që Inspeksioni Komunal së bashku me Policinë e Kosovës janë në aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegale në kryeqytet.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Qe disa ditë, inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës është në aksion intenziv për të ndalur taksitë ilegale. Sot në disa pika statike dhe lëvizëse për ta lehtësuar komunikacionin. Aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situates./Gazeta Alo/