Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, rezulton se, në vitin 2016 më shumë se 39% e meshkujve dhe 40% e grave, ishin mbipeshë. Njerëzit nuk shëndoshen, vetëm nëse hanë ëmbëlsia, ose se nuk stërviten, por ka edhe disa arsye të tjera. Ato janë problemet që mund të ketë organizmi.
Dritare.net ka sjellë për ju gjashtë problemet shëndetësore, që nuk ju lejojnë të humbisni peshë.
Hipotiroidizimi
Nëse gjëndrat tuaja tiroide nuk funksionojnë siç duhet, kjo do ta ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe për pasojë do të keni probleme edhe me dobësimin. Nëse keni thonj të thatë, lëkurë të thatë, flokë të brishtë, atëherë vuani nga hipotiroidizimi. Kur metabolizmi juaj ndalon, zorrët punojnë më ngadalë, dhe ju fitoni peshë.
Prolaktinoma
Prolaktina e hormoneve është përgjegjëse për funksionet normale riprodhuese te nënat. Është gjithashtu përgjegjëse për shpërndarjen e ushqimit, në sasi të nevojshme, për një fëmijë. Kur hipofiza prodhon shumë prolaktinë, mund të shkaktohet edhe tumor.
Kjo sëmundje mund të shërohet, por këshilloheni të bëni një vizitë sa më parë te mjeku.
Diabeti i tipit 2
Ndryshe nga diabeti i tipit 1, te 2-shi pankreasi prodhon insulinë të mjaftueshme, por receptorët tanë nuk i përgjigjen asaj dhe bëhen tolerantë ndaj insulinës. Si rezultat, sasia e tepërt e këtij hormoni të akumuluar shkakton obezitet.
Insulinoma
Insulinoma zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak në mënyrë drastike dhe kjo ndodh nga hipoglikemia. Hipoglikemia ju bën më të uritur, pasi trupi po përpiqet të zëvendësojë nivelin e glukozës.
Stresi dhe depresioni
Çfarë është kortizoli dhe përse na nevojitet? Kortizoli është një hormon që prodhohet nga gjëndrat e veshkave. Ai kontrollon metabolizmin e karbohidrateve dhe lidhet me reagimin ndaj stresit. Qëllimi i tij është të ruajë energjinë e trupit gjatë situatave stresuese.
Stresi kronik shkakton prodhim të vazhdueshëm të kortizolit dhe adrenalinës. Në këtë rast, kortizoli konverton energjinë tonë në yndyrë dhe e ruan atë, në këtë mënyrë ju do të shtoni në peshë. Këshilloheni mos të stresoheni dhe për çdo rast të bëni një vizitë te mjeku ose psikologu juaj.
Sindroma e policistozës orviane
Kur ju shtoni shumë peshë, dhe vuani edhe nga migrena, ndoshta jeni të prekur edhe nga policistoza. Në këtë rast trupi juaj fiton peshë. Arsyeja është mungesa e hormoneve seksuale.
Qelizat e vezët nuk zhvillohen siç duhet dhe mbeten të lidhura me vezoret. Edhe kjo sëmundje është e shërueshme, por ju duhet të bëni vizitë te mjeku.