Fjalë Kyçe

Kështu do të jenë pagat në sektorin publik sipas projektligjit të ri (TABELA)

Kështu do të jenë pagat në sektorin publik sipas projektligjit të ri (TABELA)

Janë bërë publike tabelat e koeficienteve të pagave të zyrtarëve të shtetit, të punëtorëve të sektorit publik dhe të shërbyesve civilë  që paguhen nga buxheti i shtetit.

Këto tabela janë publikuar nga nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, shkruan Gazeta Alo.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Pantina ka shkruar se kjo gjë është kërkuar nga shumë zyrtarë dhe qytetarë të vendit.

“Shumë qytetarë e zyrtarë publikë më kanë dërguar dhjetra pyetje për koeficientët për pozita të ndryshme. Më poshtë e gjeni tabelën me koeficiente”, ka shkruar Pantina.

Tabela e koeficientëve është pjesë e Projektligjit për Pagat, i cili është miratuar nga komisioni dhe është proceduar për miratim nga Kuvendi.

Një koeficient e ka vlerën e pagës më të ulët, 239 euro.

I pari në tabelë, sipas lartësisë së koeficientit, është Presidenti i Kosovës. Atij i është propozuar koeficienti 10, ndërsa në propozimin fillestar atij i ishte propozuar koeficienti 12. Sipas propozimit të miratuar nga komisioni, paga mujore e Presidentit do të jetë 2390 euro.

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit do ta kenë koeficientin 9 ose 2151 euro në muaj.

Projektligji i propozuar nga kabineti qeveritar, më saktë tabela e koeficientëve sipas profileve dhe punëve që bëjnë, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha dhe reagime të ashpra te disa kategori të punëtorëve që paguhen nga buxheti i shtetit.

Ky projektligj i ka çuar në grevë të përgjithshme punëtorët e sistemit arsimor publik, kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, punëtorët e administratës dhe shërbyesit civilë.

Organizatat sindikale të këtyre punëtorëve kërkojnë me ngulm ngritjen e koeficientit ose uljen e diferencës midis pagës më të ulët dhe pagave më të larta në vend.

Më poshtë po e japim tabelën e koeficientëve të pagave të zyrtarëve shtetërorë e të punëtorëve të shërbimeve publike, sipas Projektligjit për Pagat, i cili është proceduar për miratim në Kuvend: