Fjalë Kyçe

Çmimi i vajit shkon në 2 euro e 99 centë

Çmimi i vajit shkon në 2 euro e 99 centë

Çmimi i vajit të lulediellit në marketet e Kosovës është ngritur sërish dhe një litër po kushton 2 euro 99 centë raporton Gazeta Express.

Gazetari Imer Mushkolaj ka shpërndarë fotografi nga çmimet e ngritura të vajit.

Në fillim të muajit mars super marketet e shitën litrin e vajit me çmim rekord për 3 euro e 49 centë,  duke shkaktuar reagim masiv nga qytetarët.

Kjo bëri që të aktivizohej edhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, duke shqiptuar gjoba për mashtrimet me çmime.