Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë filluar punimet për parkun e ri në Arbëri.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, të cilit edhe ia ka bashkëngjitur disa fotografi, Ahmeti ka thënë se kjo deponi joformale do të kthehet në park, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Sot ka filluar puna në parkun e ri në Arbëri. Pjesa që ka qenë deponi joformale do të kthehet në park të bukur me fusha sportive për banorët e Arbërisë dhe Kodrës së Trimave./Gazeta Alo/