Fjalë Kyçe

Edhe ambasadori gjerman i del në mbrojtje ambasadorit zviceran, ja çka thotë

Edhe ambasadori gjerman i del në mbrojtje ambasadorit zviceran, ja çka thotë

Ambasadori gjerman Christian Heldt i ka dalë në mbrojtje ambasadorit Zviceran, Jean-Hubert Lebet, pas deklaratës së ministrit Pal Lekajt, për të larguar atë nga Kosova.

Heldt thotë se ambasadori zviceran shprehu atë që të gjithë e mendojnë.

“Kolegu shprehu atë që shumë e mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtari jemi angazhuar për ta ndihmuar dhe mbështetur. Gjermania dhe Zvicra e ka mbështetur me dhjetëra milionë  për trajtimin e ujit dhe mbeturinave në të gjithë vendin që nga viti 1999. Ne jemi krenar për bashkëpunimin me Kosovën, për të ndihmuar njerëzit”, ka thënë Heldt.

Sipas tij, Lebet nuk ka thënë në parimin e pensioneve, por, në mënyrën e përgjithshme se si bëhen shpenzimet e qeverisë.

Ai thotë se duhet dhënë llogari para taksapaguesve të tyre.

“Atëherë pyetjet për shpenzimet e qeverisë gjithashtu janë të ligjshme. Jo në parimin e pensioneve, por në mënyrën se si ato trajtohen. Sepse ne duhet të shpjegojmë për taksapaguesit tonë  pse ne jemi duke bërë atë që po e bëjmë për të mirën e njerëzve në Kosovë”, ka shkruar në një postim në twiter.

Më herët edhe O’Connell doli në mbrojtje të ambasadorit zviceran, duke deklaruar se ai tha atë që të gjithë e mendojnë./Gazeta Alo/