Fjalë Kyçe

70 mijë vdekje në vit si shkak i qëndrimit ulur gjatë

70 mijë vdekje në vit si shkak i qëndrimit ulur gjatë

Ulja për një kohë të gjatë duket se po rezulton në një dëmtim serioz të shëndetit tuaj.

Sipas shifrave të reja, më shumë se një e treta e njerëzve kalojnë kohën më gjatë ulur sesa që kryejnë ndonjë aktivitet fizik.

Rrjedhimisht, ky zakon jo vetëm që është negativ për shpinën, por rrit edhe shanset e vdekjeve të parakohshme, transmeton lajmi.net.

Një studim i botuar të martën sugjeron se qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë kontribuan në 70 mijë vdekje në Britani të Madhe.

Studiuesit arritën në përfundimin se duhet të ndërmerren masa për qëllim të përmirësimit të shëndetit të popullatës.

Gjendjet shëndetësore të lidhura me të qëndruarit janë kështu si vijojnë: sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, forma të caktuara të kancerit si kanceri i mushkërive dhe vdekja e parakohshme nga të gjitha shkaqet.