Fjalë Kyçe

73 raste të reja me koronavirus në Serbi

73 raste të reja me koronavirus në Serbi

Janë konfirmuar 73 raste të reja të koronavirusit në Serbi, duke rritur kështu bilancin në 457.

Nga raporti i fundit deri në 15.00, u testuan mostrat e 295 individëve, 73 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 222 negativë.

Ndërkohë me herët u raportua edhe për dy persona të vdekur nga koronavirusi, duke quar numrin në gjashtë.

Siç njoftojnë mediat serbe, 203 persona janë duke u trajtuar në spital, 24 prej të cilëve janë me respiratorë.