Fjalë Kyçe

75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën

75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën

Italia i ka regjistruar 75 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, derisa numri i personave të infektuar shkoi në 16.632, nga 636.592 testime të kryera.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i pacientëve të shtrirë në spitalet për COVID-19 është 5.428. Italia ka regjistruar 134.152 të vdekur nga koronavirusi që nga shkurti i 2020-s, kur kishte nisur të shfaqej pandemia.

Ajo është shteti i dytë e numrin më të lartë të viktimave me COVID-19 në Evropë, e i nënti në botë.